
Për të shënuar festat e Nëntorit, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ishin të ftuar përfaqësues të Ansamblit ‘Kërce me traditën’.
Afrim Koçi, anëtar i grupit, foli për pasionin e të rinjve të Ansamblit, të cilët i bëri bashkë dashuria për traditën kombëtare.
Ne kemi një vit qe jemi bërë bashkë si grup. Historia jonë ka qenë mjaft spontane për të krijuar grupin, ne kemi kohë që njihemi, kemi punuar me kohë për vallen popullore, por bashkimi ishte diçka spontane për faktin se dëshira dhe pasioni jonë për traditën shqiptare na lidh. Thamë pse jo të krijojmë tonën dhe ta shfaqim talentin tonë dhe të jemi bashkë neper evente si familjare dhe jo vetëm.
Realisht ka qenë dicka jashtë pritshmërive tona, sa i takon kërkesave.
Ne e konsiderojmë veten të rinj në treg nga ana profesionale apo krijimit të ansamblit.
Kemi pasur kërkesa edhe në jug si Berat, Korçës, Vlorë, por ajo çka ne kemi synuar më shumë, për të krijuar një punë të mirë, sepse është e vështirë të çash tregun duke qenë se ka grupe profesionale dhe me përvojë. Ne dasmat i shijojmë vet dhe e bëjmë punë me qejf.
Myslum Leka:
Unë kam 12 vjet që merrem me këtë punë. Pasion familjarë, babi ka qenë por pasionin e kam nisur e valle, pastaj rrugë me në grup tjetër, pra i kam bërë të gjitha.
Lorina Balliu:
Jemi me pasion që në vegjëli, dhe ja ku jemi bërë bashkë në këtë grup valltarësh.
Djemt dhe vajzat e Ansamblit, Afrim Koçi, Myslym Leka, Shkelzen Cera, Lorina Balliu, Kjara Toci, Alba Emini, Marina Ruci, në studion e “Zgjohu me MCN” sollën performanca të bukur të përcjellura me tupanë.



