“Pakoja e madhe”, Tili: Qesharake, nuk zgjidhet çështja e varfërisë me 8 mijë lekë

“Pakoja e madhe”, Tili: Qesharake, nuk zgjidhet çështja e varfërisë me 8 mijë lekë

Atë që kryeministri Rama e cilësoi një pako e madhe, gazetarja e ekonomisë, Mirilda Tili e sheh si një “karamele” që jepet për një muaj, në prag të nisjes së vitit elektoral. Në emisionin “MCN Economy”, Tili tha se pakoja mbështetëse me vlerë 8 miliardë lekë nuk është mbështetje reale për ato shtresa që duan të përballojnë rritjen e çmimeve.  

Nuk ndodh të zerosh inflacionin me 8 mijë lekë. Janë 1 milionë të varfrit zyrtarë në Shqipëri. Është qesharake që 8 mijë lekë të zgjidhin çështjen e varfërisë. Është karamele që po jepet për një muaj.

Jo vetëm që lidhet me vitin elektoral dhe duhet bërë fushatë, por dua t’i jap të drejtë Ramës kur thotë se ne i japim shumicës së qytetarëve. Pra t’ thua se po i mbështet me 8 mijë lekë të reja, i shtojmë efektin që kanë krijuar të larguarit, i bie që më shumë se gjysma e shqiptarëve të jenë të varfër. Nuk është mbështetje reale për ato shtresa që duan të përballojnë rritjen e çmimeve. Konsumi është ulur në nivele të frikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy