Trenat përplasen kokë më kokë në Çeki, dy të vdekur dhe 50 të plagosur (FOTO)

Trenat përplasen kokë më kokë në Çeki, dy të vdekur dhe 50 të plagosur (FOTO)

Dy persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën pasi dy trena u përplasën me njëri-tjetrin në Republikën Çeke.

Një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Mynihu dhe një tren pasagjerësh vendas u përplasën ballë për ballë në orën 8 të mëngjesit këtë të mërkurë.

Dhjetëra ambulanca, makina policie dhe helikopterë shpëtimi shkuan në fshatin çek të Milavce rreth 10 milje nga kufiri gjerman. 

Ministri çek i transportit Karel Havlicek tha se shkak mund të ketë qenë një gabim njerëzor. Ai tha se shoferi i trenit me shpejtësi të lartë nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.  

"Situata është serioze," tha Havlicek, i cili po shkonte drejt vendit të ngjarjes. 

Shtatë persona ndodheshin në gjendje kritike për jetën, thanë autoritetet, ndërsa të plagosurit po dërgoheshin dhe drejt spitaleve gjermane.

Shefi i brigadës së zjarrfikësve Jaroslav Hrdlicka u tha mediave lokale se trenat ishin përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë dhe se ata ishin ende në kërkim të një personi të zhdukur.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy