Rritja e pagës minimale, Buxhuku: Lidhet me fushatën, qeveria po prish rregullat e tregut të lirë

Rritja e pagës minimale, Buxhuku: Lidhet me fushatën, qeveria po prish rregullat e tregut të lirë

Gjegj Buxhuku, ekspert ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, është ndërhyrje që prish rregullat e tregut.

Duke vijuar logjikën e tij, Buxhuku tha nëse qeveria nuk e mbështet financiarisht këtë vendim, disa sektorë do ndiejnë vështirësi ekonomike.

Në radhë të parë duhet të kuptojmë që çdo ndërhyrje nga lart është prishje e rregullave të lojës pasi tregu i punës është si çdo treg tjetër. Nëse qeveria ndërhyn nga sipër kemi prishje të rregullave, ngjason me ekonomi të centralizuar.  E para është informaliteti, është i madh të paktën në sektorin e industrisë që ne i njohin. 

Duke qenë se jemi në presion e madh të emigracionit atëherë le ta mirëkuptojmë dhe të të vendosim një dysheme me shpresën që do rrijnë punëtorët. Nëse kjo vendosje e kësaj dyshemeje vjen sepse ke vlerë të shtuar më të madhe, apo vendim politik. Nëse është vendim politik duhet ta mbështesësh financiarisht pasi tregu nuk e lejon. N.q.s. nuk e bën të gjithë ata sektorë që e ndjejnë problematikën janë në vështirësi.

Këto vendime lidhen me fushatën, e tregon dhe fakti pse merret vendimi tani. Janë vendime politike që merren pa u mbështetur nga studime përkatëse. Nuk kemi ekonomi që të prodhojë vlerë të shtuar të konsiderueshme që të jetë afatgjatë.

N.q.s. vazhdojmë  të rrisim rrogën pa përmirësuar nivelin e jetesës bazë atëherë nuk ke bërë gjë. Në afatshkurtër politikanët e shesin si veprim që i bën mirë popullit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy