
Ende nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me variantin Omicron në Shqipëri, pavarësisht se janë dërguar mostrat në laboratorët e referencës. Epidemiologu i Institutit Publik, Artan Simaku, tha për mediat se në Janar dhe Shkurt parashikohet të kemi një rritje të rasteve të reja, si pasojë e pranisë së mutacionit të Omicron.



