Turizmi, Mema: Fluksi ka rënë me rreth 60%, Bashkia Shkodër ka falur taksat (VIDEO)

Turizmi, Mema: Fluksi ka rënë me rreth 60%, Bashkia Shkodër ka falur taksat (VIDEO)

Një nga sektorët më të goditur nga pandemia është turizmi. Në Shkodër, kërkesa është përgjysmuar. Gentian Mema, drejtor i Turizmit në Bashkinë Shkodër, në një intervistë për TvT, thotë se në krahasim me vitin e kaluar, ka një rënie 50-60%.

“Do të jetë sezon i vakët. Të ardhurat do të jenë më të pakëta. Kapacitetet variojnë nga vendi ku ndodhen hotelet dhe komplekset. Më shumë kanë ato që janë në qendër dhe afër vijës së ujit. Ka biznese që janë edhe me zero prenotime. Ka një rënie deri ne 50-60%”, tha ai.

E gjendur në këtë situatë, Bashkia Shkodër do të falë taksat dhe do të ulë buxhetin.

“Bashkia e Shkodër, me vendim të Këshillit Bashkiak ka falur detyrimet bashkiake për të gjitha bizneset në territorin e Bashkisë Shkodër. Të ardhurat do të jenë më të pakëta. Jemi në fazën e rishikimit të buxhetit, me ulje. Po punohet për ta riformuluar”, tha ai.

Mema tha se qytetarët e Shkodrës, por edhe turistët ditorë nga qytete të tjera kanë opsionin e plazheve publike.

Sivjet unë kam bërënjë vëzhgim në bregdet dhe kam vënë re se ka një pjesë të mirë të sipërfaqeve që janë hapësira publike. Me vendim të qeverisë, kontrata lidhet deri me 15 nëntor. Kështu që detyrimi i bizneseve për zënien e hapësirës publike është paksa i imponuar. Megjithatë ka goxha hapësira të lira në plazh”, tha ai.

Sa i takon prishjes së ndërtimeve pa leje në këtë zonë, një aksion që u ndërmor që në nisje të sezonit turistik, Mema tha se është zgjedhur koha e gabuar dhe kjo ndikon te kërkesa e turistëve.

Problematika është e hershme, nuk është e këtij sezoni. U zgjodh momenti kur do të hapej sezoni turistik. IKM prishi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën me rërë. Kjo solli dëmtim të imazhit, pasi pushuesi mendohet dy herë para se të përzgjedhë atë destinacion. Nuk ishte momenti për ta bërë këtë”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy