Modernizimi i qeverisë Mitsotakis, të parat reformat ekonomike

Modernizimi i qeverisë Mitsotakis, të parat reformat ekonomike

Qeveria e re e kryeministrit Mitsotakis e përbërë nga 15 gra dhe 46 burra, është betuar sot përpara Presidentes së Republikës, ndërsa mesi i javës shënon edhe mbledhjen e parë të Këshillit të ri të Ministrave, ku do të prezantohen prioritet e drejtimit të vendit, bazuar mbi premtimet e bëra qytetarëve në periudhën parazgjedhore. Kryeministri Mitsotakis e ka cilësuar qeverinë e re si një “qeveri punëtore” të gatshme për të nisur menjëherë zbatimin e reformave për të cilat ka nevojë vendi, përfshirë reformën në arsim për një sistem publik arsimor më cilësor, atë në sistemin shëndetësor që përfshinë rinovimin e 80 spitaleve dhe 156 qendrave shëndetësore, reformën e politikës tatimore që synon uljen e taksave me synim zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e një mjedis më të mirë për vazhdimin e investimeve të huaja. Kostis Hatzidakis do të jetë në krye të ministrisë së ekonomisë, Giorgos Gerapetritis drejton ministrinë e jashtme ndërsa Nikos Dendias Ministrinë e Mbrojtjes. Por duket se i pari që do të nis punën përpara mbylljes së sesionit parlamentar është ministri i financave, që duhet të përgatis projektligjin për rritjen e pagës minimale nga 1 janari 2024, përjashtimin nga taksat prej 1000 euro për familjet me fëmijë dhe uljen e detyrimeve për kontributet shoqërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy