U infektuan me Covid, tre gorillat në San Diego shërohen plotësisht

U infektuan me Covid, tre gorillat në San Diego shërohen plotësisht

Gorillat në kopshtin zoologjik të San Diego të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 tre javë më parë, mësohet se janë shëruar plotësisht pas disa javësh.

Lisa Peterson, drejtoresha ekzekutive të Safari Park, në San Diego, ka raportuar pët The Guardian,  se gorillat e infektuara nuk kanë më përgjumje, kollë apo sekrecione nga hundët.

Dyshohet se tre gorillat mund të jenë infektuar nga njëri prej kujdestarëve të tyre në kopështin zoologjik.

Që pas dyshimeve të para, veterinerët nga Departamenti i Bujqësisë në SHBA, përcaktuan pozitivitetin e tyre me Covid, duke analizuar jashtëqitejet, dhe më pas kanë monitoruar gorillat nga afër për t’u siguruar se do hanin ushqimin e nevojshëm që do t’ju shërbente për tu shëruar sa me shpejt. 

Pas një periudhe disa javore, analizat e jashtëqitjeve të tyre kanë dalë negative.

Disa nga gorillat, tha Peterson, do të marrin nëj vaskinë e cila nuk është e lejuar për njerëzit.

Parku, në veri të San Diego, është i mbyllur për publikun si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

 

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy