
Forcat zjarrëfikëse prej rreth dy muajsh janë në gadishmëri të situatave të krijuar nga zjarret në vendin tonë, ndërsa nuk kanë marrë asnjë pagesë për orët shtesë të qëndrimit në punë. Sipas burimeve të MCN, mësohet se këto forca përveç pagës mujore, nuk kanë marrë ende asnjë pagesë për orët shtesë apo gadishmërisë edhe pse orari i punës është i tejzgjatur si pasojë e situatës së krijuar në vend.
Në situata të ndryshme, atyre u është rrezikuar edhe jeta, por që nuk kanë marrë asnjë lloj shpërblimi.
Ndërkohë, theksojmë se në gadishmëri të plotë prej dy javësh po qëndrojnë edhe Forcat e Armatosura si pasojë e situatës së rëndë që është krijuar në disa qarqe të vendit.



