
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Zeneida Skënderaj, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli premierë për shikuesit e programit këngën e saj më të re, “Lëri nazet”.
Ajo shprehu kënaqësinë për eksperimentimin me muzikën e lehtë dhe për arritjet që ka sjellë ky projekt.
Kënga erdhi si bashkëpunim me kompozitorin Elio Norra, dhe ky projekt me solli një përvojë të re dhe shumë të pëlqyer.
Eksperimentimi me muzikën e lehtë më ka sjellë rezultate të mira, dhe ky projekt është diçka që më pëlqeu shumë. Bashkëpunimi me Elion ka qenë shumë frytdhënës pasi ai më kontaktua dhe më prezantoi me këtë projekt që më ngjiti menjëherë.
Elio ka shkruar tekstin e këngës dhe se fabula e këngës është një histori që shpesh herë ndodh dhe i prek më shumë femrat.
Teksti është shkruar nga Elio dhe fabula është interesante. Kjo është një temë që shumicën e kohës e përjetojnë femrat, dhe ai ka arritur ta kapë bukur këtë ide.
Kënga “Lëri nazet” po merr shumë reagime pozitive dhe se është ende herët për të bërë një vlerësim të plotë, pasi kënga ka dalë vetëm tre ditë më parë. Po shoh që kënga ka dhënë ato që prisja, por është ende herët të them më shumë, pasi janë vetëm tre ditë që është publikuar.
Zeneida ndau edhe disa detaje për të ardhmen e saj muzikore.
Ajo tregoi se ka disa projekte të reja dhe po mundohet të kombinojë muzikën e lehtë me muzikën popullore.
Kam disa projekte të reja, dhe po përpiqem të futem pak më shumë në muzikën e lehtë.
Kam filluar me këtë muzikë fillimisht, por pas një periudhe të gjatë në muzikën popullore, tani dua t’i gërshetoj të dyja.
Po punon kryesisht me muzikë live në piano bare dhe se ditët e ardhshme do të kem edhe paraqitje live në dasma.



