Meksi: Protestuesit vranë frikën, sfida e Ramës është drejtimi i timonit të PS-së dhe rruga drejt BE-së

Meksi: Protestuesit vranë frikën, sfida e Ramës është drejtimi i timonit të PS-së dhe rruga drejt BE-së

Pas më shumë se 50 ditësh protestash, kryeministri Edi Rama ndodhet përballë një momenti vendimtar për të përcaktuar drejtimin e Partisë Socialiste dhe mënyrën se si do të menaxhojë sfidat e ardhshme politike. 

 

Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i MCN TV, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke analizuar situatën politike dhe mesazhin që, sipas tij, kanë dhënë protestat e fundit.

 

Sipas tij, një nga elementët më domethënës të kësaj situate është ajo që protestuesit e kanë cilësuar si “vrasja e frikës”, një moment që tregon një ndryshim në raportin mes qytetarëve dhe pushtetit.

 

Zoti Rama ka përballë një situatë prej 55 ditësh proteste, që duhet ta kuptojë se si ta drejtojë timonin e Partisë Socialiste. Pasi vëzhgoj që qyteti i Tiranës dhe një pjesë tjetër përfaqësuese, ndoshta deri diku edhe e Shqipërisë, brenda dhe jashtë saj, arritën të shprehnin shumë pakënaqësi, më kryesorja është ai term që përdorin vetë protestuesit: ‘vranë frikën’.

 

Duke komentuar këtë zhvillim, i ftuari theksoi se çështja kryesore për Ramën është mënyra se si do të reagojë politikisht në një periudhë ku priten edhe lëvizje brenda mazhorancës.

 

Unë nuk gjykoj se ka pasur hapësirë për frikë, por le të themi se gjetën një momentum. Dhe kjo është sfida kryesore që ka zoti Rama në atë moment, duke qenë se vjen edhe muaji i gushtit pas pak ditësh, kur zakonisht nisin pushimet e politikanëve dhe priten ndryshime, siç është mësuar Shqipëria. Nëse ndryshime do të ketë, do ta shohim në ditët në vijim, ndoshta që nga dita e nesërme, kur pritet mbledhja e grupit parlamentar, ku mund të ndodhë diçka.

 

Në fokus të analizës së tij ishte edhe rruga e integrimit europian, të cilën e cilësoi si objektivin kryesor që i ka mbetur qeverisë në vitet e ardhshme.

 

Për tre vitet që mbeten drejt udhëtimit për në BE, që sipas mendimit tim është objektivi kryesor dhe i vetëm që i ka mbetur në sirtar, jo aq shumë për shqiptarët, sepse diçka po realizohet, por deri në momentin e realizimit ka ende shumë punë. Në këtë rrugëtim, i duhet të kuptojë se çfarë forme dhe çfarë drejtimi i jep Partisë Socialiste.

 

Duke folur për administratën dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit, ai u ndal te debati mbi figurat e përfshira në hetime apo raste të bëra publike, duke argumentuar se raporti mes kreut të qeverisë dhe administratës është më kompleks sesa perceptohet.

 

Partia Socialiste është e gjitha nën hetimin e tij total, por administrata, në optikën time, funksionon me shumë elementë pavarësie. Janë ato ‘dardhat’ e famshme që ai i quan persona që janë bërë pjesë e sistemit. Përveç rasteve që janë bërë publike, ai nuk mund të dalë dhe të bëjë akuza të vazhdueshme ndaj njerëzve të tij dhe vetes së tij. Do të ishte edhe një deklaratë mungese autoriteti, jo domosdoshmërisht fajësie, sepse nuk është faj të ‘hash dardha’, por kryesisht në sensin e keqmenaxhimit të disa njerëzve.

 

Sipas tij, mënyra se si funksionon administrata bën që përgjegjësia publike të lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin, edhe në rastet kur lidhja institucionale nuk është e drejtpërdrejtë.

 

Me aq sa e njoh administratën, ajo në masë të madhe operon në këtë formë: operon në emër të kryeministrit, edhe kur nuk ka asnjë lidhje direkte me të. Kjo nuk është për ta shfajësuar, absolutisht jo, sepse për aq kohë sa ai del vetë në fushatë, është i pari që del në çdo lloj situate të marrëdhënieve me publikun.

 

Në fund, ai vlerësoi se përfshirja e drejtpërdrejtë e Ramës në komunikimin publik e bën atë edhe bartësin kryesor të kostos politike.

 

Doli përsëri vetë i pari, duke bërë për disa ditë akuza ndaj kombësive të ndryshme ballkanike dhe jo vetëm, duke shkuar deri te Persia e lashtë. Me akuza në këtë sens, duke qenë se ai vetë vendos fytyrën përballë publikut dhe nuk fshihet, atëherë do të marrë edhe pasojat e kësaj lufte për imazh. Kjo do të thotë se fajet në publik i mbeten atij për çdo ngjarje, por në të vërtetë administrata është shumë më komplekse se kaq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy