Efekti i rritjes së populistëve? SHBA dhe Europa besojnë më pak te globalizmi

Efekti i rritjes së populistëve? SHBA dhe Europa besojnë më pak te globalizmi

Europianët dhe amerikanët janë skeptikë kur është fjala për globalizimin. Ata duket se e mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar dhe besojnë në lëvizjen sociale më pak se aziatikët. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Forumi Ekonomik Botëror, përpara takimit të tij vjetor në Davos.

Sipas sondazhit të kryer në 29 vende, vetëm 54 për qind e gjermanëve besojnë se Gjermania "ka përgjegjësi për të ndihmuar vendet e tjera në botë".

Ata pasohen nga amerikanët (57 për qind), argjentinasit (58 për qind), britanikët dhe francezët (të dy me nga 60 për qind).

Përkundrazi, 95 për qind e indianëve dhe 94 për qind e pakistanezëve dhe indonezianëve janë të mendimit se vendet e tyre duhet të ndihmojnë vendet e tjera në botë.

Ndërsa numri i njerëzve të anketuar sipas vendit ishte i vogël, që do të thotë se ka një marzh relativisht të lartë gabimi kur krahasojmë vendet me njëra-tjetrën, sondazhi nxjerr në pah një ndarje të theksuar ndërmjet vendeve më optimiste të Azisë dhe vendeve më pesimiste perëndimore, të cilat duket se e mbështesin më pak globalizimin.

Më pak se një e treta e amerikanëve dhe evropianëve thanë se ishte "jashtëzakonisht e rëndësishme që vendet të punojnë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët", në krahasim me 50 përqind të aziatikanëve jugorë.

Njerëzit në vendet perëndimore gjithashtu kishin më pak gjasa të mbështetnin migracionin dhe ishin më skeptikë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të liderëve të vendeve të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy