Roja i pikës së kolaudimit në Fier ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
Në një informacion paraprak nga policia rajonale, bëhet me dije se në datën 14.08.2017, ora 06:10, në lagjen “1 Maji” Fier, tek pika e kolaudimit të mjeteve, është gjetur në vendroje i vdekur shtetasi G.H, 65 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



