Mitro: PD arriti të imponojë axhendën e vetë. Berisha njollën “non grata” që kishte mbi vete, ka arritur ta kthejë në favor të tij (VIDEO)

Mitro: PD arriti të imponojë axhendën e vetë. Berisha njollën “non grata” që kishte mbi vete, ka arritur ta kthejë në favor të tij (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro për protestën e sotme të opozitës thotë se është e dukshme që ka një situatë në favor të opozitës ku Partia Demokratike ia ka arritur që të imponojë axhendën e vetë politike.

Nga studio e MCN Live, Mitro tha se në protestë përfshihet edhe e ashtuquajtura çështje “McGonigal” dhe përfshirja e Kryeministrit.

Sipas tij, opozita gjatë kësaj jave po bëhej gati për protestën e saj kombëtare dhe se pritshmëritë janë që Kryeministri edhe mund të largohet, por se në cilën formë mund të largohen këtë e dinë vetëm demokratët.

Asnjë nga deputetët apo drejtuesit e lartë të PD, edhe zoti Boçi para selisë nuk pranoi të zbulonte se cilët do ishin skenarët deri në fund të protestës, por tha prisni surpriza.

Kam përshtypje se vetë drejtuesit e PD do i zbatojnë skenarët në varësi të dinamikës. Mund të kemi dhe përplasje.

Situata është dukshëm në disfavor të qeverisë për shumë arsye, përveç skandalit “McGonigal” janë dhe disa çështje të tjera që e kanë vënën në presion qeverinë për përgjigjet që duhet të japë ndaj qytetarëve.

Së fundmi Kryeministri i ka rralluar daljet publike, doli pak ditë më parë dhe tha se do të rrisë pagën minimale.

Si për të treguar se qeveria tani është në pozita mbrojtëse dhe po mundohet të thotë se po bën maksimumin se po punon për mirëqenien e qytetarëve.

Mitro shtoi se në protestën e sotme shihet e njëjta dinamikë, me shumë militantë të ardhur nga rrethet dhe se Kryeministri e ka sjellë situatën në atë pikë që opozita të mobilizohet në një situatë jo normale, për shkak të përplasjeve brenda vetes.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka arritur që njollën që kishte mbi vete pas shpalljes non grata ta kthejë në favor të tij.

Nisur nga incidenti i Berishës, PD dhe stafi i ish-Kryeministrit i kanë marrë masat për sigurinë e tij.

Grupimi Berisha ia ka arritur që t’i imponohet jo vetëm partisë së vetë, por edhe axhendës politike të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy