Kalemaj: Rama i fshihet debatit, i intereson tallavaja dhe malavita. Opozita ka dimension demokratik

Kalemaj: Rama i fshihet debatit, i intereson tallavaja dhe malavita. Opozita ka dimension demokratik

Analisti Ilir Kalemaj thotë se Shqipëria e kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave, por se Kryeministri Edi Rama i fshihet llogaridhënies dhe debatit.

Ai tha për “MCN Live”, se edhe bashkëshortja e kryeministrit në një raport për PNUD ka deklaruar se pastrohen në Shqipëri 2 miliardë euro.

Sipas tij, Partia Socialiste është në garë pa bilanc dhe pa program, por se vetëm ka kopjuar disa pika të tezës së Partisë Demokratike.

Kalemaj shtoi se Partia Demokratike me koalicionin që ka, siguron një dimension demokratik gjë e cila tha se i mungon mazhorancës.

Drupal Ad

Partia Demokratike ka një program të mirë, të konsoliduar dhe iu përgjigjet interesave të elektoratit.

Rama i fshihet debatit, nuk pranon debat, i referohet në mënyrë fyese bufi dhe këneta.

Eviton çdo debat për pikat e nxehta dhe për fatkeqësinë tonë, debati nuk është i përqendruar tek programi, por tek retorikat e Ramës.

Elefanti në dhomë është se Partia Socialiste nuk ka program, nuk i intereson programi, i intereson tallavaja, malavita, nëpërmjet përdorimit të administratës publike dhe malavitës.

Por Edi Rama nuk merr më shumë se 69 mandate. Pika më e fortë e opozitës janë tre mandatet qeverisëse.

Shqipëria nuk ka parë më shumë se dy mandate qeverisëse.

Fakti që ka 25 parti në koalicion tregon se është një koalicion politik, ndërsa në spektrin tjetër nuk janë.

Kjo i jep një dimension demokratik opozitës, gjë që është e munguar nga mazhoranca.

Kryeministrit i intereson që ta përqendrojë pushtetin në pak duar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy