Kancelari austriak dorëhiqet pas akuzave për korrupsion

Kancelari austriak dorëhiqet pas akuzave për korrupsion

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, njoftoi sot dorëheqjen, duke e motivuar vendimin me një përpjekje për të shuar krizën qeveritare të shkaktuar nga njoftimi i prokurorëve se ai është objektivi i një hetimi korrupsioni.

Kurz, 35 vjeç, tha se ai ka propozuar që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, të jetë zëvendësuesi i tij. Kurz do të marrë detyrën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Popullore Austriake.

Pasi hetuesit antikorrupsion njoftuan nisjen e një hetimi ndaj Kurz, partnerët e tij në qeveri, Të Gjelbrit, thanë se ai nuk mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkuan që partia e tij të caktojë një emër për ta zëvendësuar atë.

Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të dorëhiqej dhe kishin planifikuar të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.

Akuzat ndaj Kurz kanë të bëjnë me pagesën e një medie për reklama në këmbim të paraqitjes së sondazheve në favor të tij dhe ndjekjes së një linje editoriale "miqësore" me qeverrinë e tij. .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy