Miratohet projekti për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës

Miratohet projekti për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës

Sot, në 148-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia e Lezhës ka miratuar vendimin e shumëpritur nga admiruesit e figurës letrare e atdhetare aq të dashur për shqiptarët, për restaurimin e shtëpisë së tij.

“Më në fund, mbërriti lajmi i shumëpritur nga unë dhe të gjithë atdhetarët shqiptarë, por sidomos nga adhuruesit e të Madhit AT GJERGJ FISHTA. Falë ndërhyrjes së Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ka miratuar projektin për “Restaurimin e Banesës së At Gjergj Fishtës”… Bëhet fjalë për projektin e konceptuar nga ana ime dhe realizuar nga Arkitekti Projektues, Dodë Zhuba, në fillim të këtij viti dhe në kuadrin e “Projektit 100 Fshatrat”. Më pas projekti është konsultuar dhe adaptuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, duke dalë në variantin final që është miratuar nga K.K.R. me dt.18.09.2019 me Vendim Nr.303.

Së shpejti, do të marrë zgjidhje edhe problematika e pronësisë mbi “Truallin e Kullës ku ka lindur At Gjergj Fishta”, sepse aty do të ndërtohet një objekt shumë dinjitoz. Respekt dhe mirënjohje pa fund”,  ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, përgjegjësi i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi.

Jo pak herë është shenjuar fakti i lënies në harresë të banesës së Fishtës nga institucionet dhe jo vetëm të tij, por edhe figurave të tjera të mëdha të historisë dhe të letërsisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy