Rama prezanton drejtorin e ri/ AKU ishte kthyer në vatër korrupsioni

Rama prezanton drejtorin e ri/ AKU ishte kthyer në vatër korrupsioni

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të Autoritetit të Kombëtar të Ushqimit. Rama tha se ky institucion ishte kthyer në vatër korrupsioni dhe gjobëvënieje.

“AKU një problem kombëtar. Një institucion që vë gjoba, i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon dyqane e tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet. AKU nuk do të shkelë më nëpër doganat e Shqipërisë. Është tërësisht e panevojshme. Kjo histori do të marrë fund.”

‘Drejtorët e AKU që u emëruan politikisht të ikin vetë. AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Vatër ku gjobvënia për qëllime korruptive është standard. Ju e dini shumë mirë për çfarë po flas. Mes jush ka protagonistë të këtij korrupsioni.”  

AKU do të drejtohet nga Agim Ismaili, i cili mori detyrën pak ditë më parë, duke zëvendësuar ish-drejtorin Dritan Sejko.

Edhe drejtuesi i AKU është “në provë në këto 100 ditë” tha Rama duke shtuar “kam besim se do të ndryshojë thellësisht drejtimin dhe sjelljen e këtij institucioni”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy