Kushtet e munguara në linjat e transportit/ Qytetarët: Nuk ndizen kondicionerët nëpër urbane (VIDEO)

Kushtet e munguara në linjat e transportit/ Qytetarët: Nuk ndizen kondicionerët nëpër urbane (VIDEO)

Me ngritjen e temperaturave të larta në vend, mungesa e kushteve për të udhëtuar në transportin urban, lë shumë për të dëshiruar.

Në një vëzhgim që gazetari Besmir Pula u bëri transportit urban në Tiranë, nga 13 linja, sipas tij, vetëm pesë prej tyre i ndezin në masë kondicionerët, duke krijuar kësisoj kushte të disfavorshme udhëtimi në zonën e Tiranës.

Gjatë intervistimit të disa qytetarëve të cilët ishin në pritje të linjave gjegjëse, ata shprehen për mikrofonin e “MCNlive”, se disa linja nuk ndezin fare kondicioner duke bërë udhëtimin e tyre në këto ditë me vapë, mjaft të vështirë.

Ata dalluan linjat më të vështira për udhëtim pa kondicionerë, si linjat Sauk-Teg, Yzberisht, Institut-qendër, Kombinat-Tufinë, kopshti Zoologjik-Teg, dhe Sharrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy