Grevistët në Zharrëz: Mjaft me fjalë! Duam vepra!

Grevistët në Zharrëz: Mjaft me fjalë! Duam vepra!

“Kemi dalë nga greva dhe na kanë gënjyer, këtë radhë duam vepra. Ne nuk duam më letra, je ngopur me to”, shprehet një prej grevistëve. Pas lëkundjeve të tokës, është hera e tretë që banorët e fshatit hyjnë në grevë urie. Ata thonë se i kanë ndërprerë dy grevat e mëparshme pasi u besuan premtimeve dhe se nuk merren me kompaninë që kërkon naftë, por me qeverinë.

“Duam ta zhvendosim grevën në Tiranë, nuk kemi punë me “Bankers”. Ne kemi punë me shtetin...ta zgjidhi shteti”, thotë grevisti, Alket Asllani. “Duam shpërblim për shtëpitë, këtu s’rron njeri më shumë se 60 vjeç. Kam një djalë 9 muajsh me pompë me azëm”, thotë një tjetër grevist.

Pas ankesave të banorëve, ministria e Energjetikës deklaroi se lidhur me masat e marra për e situatën e tërmeteve të shkaktuara në zonën e Zharrezës, në vend-burimin e naftës dhe gazit të Patos-Marinzës, do t’i kërkonte kompanisë “Bankers” të ndalojë operacionet e injektimit të ujit në gëlqeror në zonën e Zharrëzës dhe të përdorë alternativa të tjera për trajtimin e ujit teknologjik pa dëmtuar mjedisin, si dhe masa riparuese të nëntokës dhe mbitokës,që të shmangen pasojat negative për komunitetin.

Masat përfshijnë sistemin e banorëve nga shtëpi të pabanueshme dhe angazhimin e një eksperti teknik ndërkombëtar të pavarur për të përcaktuar në mënyrë objektive dhe asnjanëse shkakun e lëkundjeve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy