“Nuk kam iPhone, por Nokia”, 15-vjeçarja e bullizuar prej telefonit: Kalova në çrregullim varësie

“Nuk kam iPhone, por Nokia”, 15-vjeçarja e bullizuar prej telefonit: Kalova në çrregullim varësie

15-vjeçarja Ajkuna Turhani, nxënëse e shkollës “Arianiti” në Elbasan, thotë e përlotur se çdokujt i ka ndodhur të bullizohet në jetë, përfshirë dhe veten e saj.

Në emisionin “Fol” në MCN Tv, Ajkuna rrëfeu se është bullizuar për punën e telefonit dhe varësisë të krijuar prej tij.

Unë nuk kam iPhone, unë kam Nokia, për shkak të një çcrregullimi varësie që kalova ndaj internetit, unë rrija 6 orë në internet. Ndalem fillimisht tek vetja, nuk është vetëm faji i ballistit.

Unë në fillim e prisja gabim ballistin, mbireagoja edhe unë kam bërë gabimet e mia. Sigurisht bullisti ka 80% të fajit. Dikur e kam gjetur fajin tek të tjerët, sot e gjej te vetja.

Adoleshentët janë shumë kritikë. Bullistët kërkojnë pushtet. Ata bullizohen nga më të mëdhenjtë. Më i madhi ha më të voglin.

Bullistët kanë frikë, janë frikacak dhe shprehin frikën e tyre me më të dobët. Në vend ta shuajnë etjen e tyre, ata e shtojnë.

Tashmë e kam superuar dhe te shkolla gjeta shumë mbështetje. Unë nuk kam frikë nga vetja ime. Bullistët kanë frikë nga vetja. Ne duhet ta kapërcejmë veten tonë.

Adoleshentja u cilësua nga punonjësit e çështjeve sociale si model suksesi, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit me prindërit dhe mësuesit.

Ndërkohë nxënës të tjerë treguan se kanë të fortë në shkollë dhe se kanë qenë dëshmitarë të sherreve të cilat kanë ndodhur në shkollë, të nisura kryesisht në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram.

Ka të rinj që udhëheqës shpirtëror mund të kenë Stresin, Noizyn, apo një person që shan me fjalë të pista.

Kjo bëhet jo vetëm nga të llastuarit, por nga fëmijë që nuk iu kushtojmë vëmendje dhe kohë familja.

Arsyeja kryesore pse bullizohen është në radhë të parë familja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy