
Të paktën 100 njerëz kanë humbur jetën në Florida si pasojë e uraganit IAN.
Bëhet me dije se janë shkatërruar qytetet bregdetare. Ekipet e shpëtimit janë ende në punë në kërkim të të mbijetuarve pasi komunitetet përballen me rindërtim të vështirë.
Të paktën 54 njerëz kanë vdekur vetëm në kontenë Lee, tha Sherifi Carmine Marceno të hënën.
Sipas PoëerOutage.us, rreth 600,000 shtëpi dhe biznese në Florida ende nuk kanë energji elektrike. Shumë prej tyre janë pa ujë të pastër rubineti.
Ndërkohë po shtohen polemika kundër autoriteteve të qarkut Lee, ku kanë ndodhur më shumë se gjysma e vdekjeve, për vonesën me të cilën do të kishin urdhëruar evakuimin pavarësisht alarmit. Guvernatori i shtetit Ron De Santis, mbrojti vendimin e zyrtarëve për të lëshuar urdhrin e evakuimit të martën më pak se 24 orë para se uragani të godiste tokën dhe një ditë pasi disa qarqe fqinje kishin vendosur që banorët e tyre të largoheshin menjëherë.



