“Beketi zbraz buxhetin e qeverisë”, Teliti: 20 mln euro kaluan në llogarinë e Albcontrol

“Beketi zbraz buxhetin e qeverisë”, Teliti: 20 mln euro kaluan në llogarinë e Albcontrol

Partia Demokratike akuzon qeverinë se po detyrohet të zbrazë buxhetin për të kompensuar gjobën 110 milionë euro për llogari të biznesmenit Italian Françesko Beketi.

Nga selia blu, drejtuesi i departamentit për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti tha se me një akt normativ, qeveria i ka kaluar 20 milionë euro AlbControllit si kompesim për ekzekutimin e gjobës në llogaritë e EuroControl.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, qeveria hapi thesin për financimin e AlbControll-it pas ekzekutimit të vendimit të gjykatave ndërkombëtare që i dhanë të drejtë Becchettit. Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e qeverisë se asnjë qindarkë s’do marrë Becchetti nga paratë tona. E kundërta po ndodh, jo vetëm që Becchetti po i merr paratë kokërr më kokërr, por njësoj si dhjetor 2023 ku qeveria hapi thesin e saj dhe i dha 30 milionë euro AlbControllit, edhe me këtë akt të fundit normativ të pak ditëve më parë, janë plot 20 milionë euro të tjera nga taksat tona të cilat po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare.

Teliti thotë se për këtë financim, qeveria është detyruar të shkurtojë fondet për bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.

Qeveria ka vendosur të ulë me pothuajse 17 milionë euro investimet në sektorin e bujqësisë, një sektor jetik për ekonominë shqiptare por që fatkeqësisht zyrtarisht i zhytur në recesion, sic raportohet edhe nga vetë Instat-i qeveritar.

jo vetëm që nuk mbajtën premtimin elektoral të financimit të arsimit në masën 5% të PBB-së, por këto ditë qeveria uli me 12.2 milionë euro investimet në sektorin e arsimit, duke i lënë ende fëmijët tanë në shkolla me dy turne dhe studentet në auditore aspak sipas standardeve europiane.

Jo vetëm që braktisën gjithë këto vite sektorin e shëndetësisë, jo vetëm që lanë nevojtarët pa ilaçe dhe shërbimin e duhur shëndetësor, por me këtë akt normativ janë reduktuar me 4.5 milionë euro investimet në qendrat shëndetësore dhe spitale, e për më tepër janë ulur me 12 milionë euro fondet për programin e ‘përkujdesit social’.

Por ndërkohë sipas tij, qeveria nuk kursehet të shtojë fondet për infrastrukturën apo dhe për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që sipas tij janë dy sektorë të preferuar për tenderat e klientëve.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, institucioni që prej vitesh ka marrë statusin e ‘gropës thithëse të fondeve buxhetore’, konkretisht AKSHI, merr 25 milionë euro fonde shtesë për financimin e projekteve të saj të cilat kryesisht kanë qenë gjithmonë të veshura me petkun e mungesës së garës së hapur dhe të denoncuara me dhjetëra herë nga kjo foltore. Me aktin normativ të pak ditëve më parë, një lum prej miliona euro u dhanë për financimin e rrugëve të florinjta, rrugë të cilat kushtojnë disa herë më shumë se ne vendet e zhvilluara. Janë lum milionash që priten të hidhen në fushatë, për të tjetërsuar edhe njëherë vullnetin e shqiptarëve.

Teliti shton se fondet nga qeveria janë reduktuar edhe për investimet në mjedis, art dhe kulturë, por jo për shpenzimet operative të qeverisjes vendore, që i konsideron para të shpërdoruara nga vetë qeveritarët për luks personal.

Gjithashtu, gërshëra qeveritare është përdorur për të reduktuar edhe investimet në mjedis, art dhe kulturë, por kurrsesi kjo gërshëre nuk u përdor për të reduktuar shpenzimet operative të qeverisjes qendrore, të shpenzimeve të luksit të shfrenuar qeveritar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy