
I shoqëruar nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha u kthye sot në selinë e Partisë Demokratike. Ata mbajtën një mbledhje në një nga sallat e selisë, ndërkohë që në një sallë tjetër Basha kishte mbledhur deputetët.
Në përfundim të mbledhjes, Berisha në një deklratë për mediat dënoi shoqërimin në komisariate të protestuesve të djeshëm.
Revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në orën 1:00 të natës në qelitë e komisariateve janë mbajtur adoleshentë 15-vjeçarë, por edhe burra të moshuar 84-vjeçarë.
Berisha tha më tej se PD ka hyrë në një revolucion të pandalshëm.
“Mbetemi të gatshëm në çdo kohë për të përmbushur çdo mision e detyrë që kërkohet në avancimin e kauzës tonë. Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë si referendumi i datës 11 dhjetor”.
Berisha paralajmëroi nisjen e zbatimit të vendimeve të 11 dhjetorit.
Të fillojë menjëherë nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit të PD. Deri në datën 22 mars, të gjitha strukturat e kësaj partie, duhet të shndërrohen në strukturat e anëtarëve të PD-së, të cilët do të vendosin me votën e lirë për drejtuesit e tyre



