Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka publikuar në faqen e internetit listën e këngëve që do t’i dëgjojë këtë verë. Ndër këngëtarët e preferuar të kryeministrit kanadez është Drake, Fillon Apple, Peter Gabriel, etj, raporton AP.
“Çfarë dëgjoj këtë verë? Çfarë do të duhej”, ka shkruar në anglisht dhe frëngjisht Trudeau, i cili publikoi listën në Twitter.
Trudeau nuk është zyrtari i parë botëror që publikon listën e këngëvë në internet. Para tij këtë e ka bërë ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në vitin 2015,i cili ka zbuluar se dëshiron të dëgjojë Stevie Wonder, Bob Dylan, Aretha Franklin.



