Konsumimi i vakteve në periudha të caktuara të ditës mund t'ju ndihmojë të humbni peshë, sipas një studimi të ri.
Sipas këtij studimi, për të humbur disa kilogramë njerëzit duhet të hanë mes orës 7 të mëngjesit dhe 15:00.
Rezultatet e hulumtimit të tyre u publikuan në revistën JAMA Internal Medicine më 8 gusht. Një total prej 90 personash, të moshës 25 deri në 75 vjeç që vuanin nga obeziteti, u rekrutuan për këtë provë klinike që zgjati katërmbëdhjetë javë.
Qëllimi ishte të krahasohej nëse një dietë e kufizuar me kohë, d.m.th. gjatë një periudhe që varion nga ora 7 e mëngjesit deri në 15:00, mund të ndihmonte në humbjen e peshës më shpejt sesa të ngrënit për një periudhë prej dymbëdhjetë orëshe ose më shumë .
Shkencëtarët thonë se ushqyerja e hershme e kufizuar me kohë ishte më efektive për humbjen e peshës.
Kjo lloj ushqyerje i mundësoi pjesëmarrësve të humbnin mesatarisht 6.3 kilogramë, krahasuar me 4 kilogramë me dietën e pakufizuar .
Po ashtu studimi zbuloi se njerëzit që hanin vetëm midis orës 7 të mëngjesit dhe 15:00, panë një stabililizim të tensionit të gjakut dhe një ëprmirësim të humorit të tyre.



