Protesta/ Tare: Moment i rëndësishëm. Tepelena e Merko: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme (VIDEO)

Protesta/ Tare: Moment i rëndësishëm. Tepelena e Merko: Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme (VIDEO)

Në ditën e 38-të të protestës që po mbahet para Kryeministrisë, në studion e MCN Informacion u diskutua rreth asaj që është arritur deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë më tej. Studiuesi Auron Tare tha se protesta ka ardhur në një moment të rëndësishëm për vendin. 

 

Aktivistët Andi Tepelena dhe Etleva Merko thanë se dorëheqja e kryeministrit mbetet kusht i panegociueshëm. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Mandi Jatagani, tha se revolucioni flamingo do të përhapet në të gjithë Europën. 

 

 

Auron Tare, historian  

 

Nëse Shqipërisë në 5 apo 10 vjet i kërcënohet një rrezik, asnjë nga të rinjtë nuk do të donte të luftonte për resortet e Zvërnecit, Sazanit apo Rrjollit. Prandaj ky moment është shumë i rëndësishëm. Ose Shqipëria merr një rrugë, ose Shqipëria nuk bëhet më. 

 

Andi Tepelena, aktivist 

 

Nëse plotësohet kërkesa e parë, të gjithë do të ishim të lumtur. Nëse Rama largohet, jemi të gjithë të lumtur. Brenda kornizës kushtetuese ka gjithmonë rrugë për dialog. Propozimi ynë që do të ishte më racional është që qeveria teknike të bëjë të mundur ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Marrëveshja e 2008-s e ka kthyer Shqipërinë në një republikë të kryetarëve. Ndryshimi i Kodit do t’u jepte partive një shans për t’u reformuar. Do të krijohej një precedent pozitiv. Dorëheqja e Ramës është parësore dhe në këtë rast nuk kemi çfarë të diskutojmë para kësaj. Kemi krizë përfaqësimi. Fuqia e popullit do të bëjë presionin pozitiv që kjo qeveri teknike të mos kapet nga dy partitë. 

 

Etleva Merko, aktiviste 

 

Një nga zonjat që ka lobuar fuqishëm për ligjin e zonave të mbrojtura është në krye të ministrisë së Arsimit. Ne kemi arsimin në gjendje të mjeruar. Kemi mësues të keqpaguar, kemi degë të mësuesisë që nga dita në ditë po mbyllen. Si mund të kemi ne dialog, kur partia në pushtet kaq vite ka pasur mundësi t’i bëjë këto gjëra. E vetmja zgjidhje është dorëheqja e kësaj qeverie që për vite më radhë ka treguar se është në dyert e SPAK-ut.  

 

Mandi Jatagani, ekspert ekonomie  

 

Pesë pikat u bënë në një grup ku nuk ka grup. Unë kam ndenjur për dy javë derisa na la dhuna e shtetit te çadra e kryeministrisë dhe kemi pritur edhe të huaj. Revolucioni flamingo të ketë efektin domino dhe do të bëhet pranvera arabe në Europë. Duhet revolucion i sistemit. Një vend si Shqipëria me këtë sistem dhe pluralizëm partiak ka arritur të korruptojë Departamentin e Shtetit në dy legjislatura. I gjithë sistemi ka falimentuar. Kapitalizmi nuk është më ai që ka qenë. Unë mendoj se lufta brenda llojit është shumë më e fortë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy