Bregu: Shqiptarët synojnë Anglinë pasi shohin që vetë politikanët i dërgojnë fëmijët atje

Bregu: Shqiptarët synojnë Anglinë pasi shohin që vetë politikanët i dërgojnë fëmijët atje

Disa zyra fantazmë punësimi, përdorin emra të kompanive të ndryshme në Angli për të futur në kurth shqiptarët. Madje paguhet deri në 2600 paund për një kontratë pune. Denoncimet janë bërë në një emision investigative, dhe lidhur me këtë çështje gazetari Sokol Bregu u shpreh se i ka parë mashtrimet me kontratat, por është në nivele të ulëta.

Bregu u shpreh se duke parë politikanët shqiptarë që thonë se vendi po shpopullohet dhe ndërkohë dërgojnë fëmijët e tyre në Angli për shkollim, qytetarët shqiptarë e synojnë Anglinë.

Unë e kam parë dhe mashtrimin me kontratat punës por është në nivele të ulëta. Më thuaj një politikan që nuk i ka fëmijët në Angli, kur të gjithë këta i kanë fëmijët atje çfarë i thonë vendit? Po shpopulloni, po ikni... po ti ku i ke fëmijët? Të jesh britanik sot, është një pasaportë që ka kurorën mbi të. Shqiptarët do shkojnë në këto skema mashtrimi sepse e shohin këtë gjë. Ai konflikti në Angli nuk bëhet për emigrantët që bëjnë punë të ndershme por për llumin atje që janë vrasës e trafikantë të drogës. Ata që duan të largojnë janë njerëzit që kur të vijnë në Shqipëri do krijojnë problemin më të madh. Ajo që më vjen keq është si mund të kthesh një njeri që ka rrezikuar jetën e tij. Ka njerëz që kanë ndenjur në frigorifer për të punuar atje, jo thotë unë do dërgoj fëmijët në Angli kurse ti mbaje fëmijën në atë shkollën në fshat. Dëgjon ministrat që i kanë fëmijët andej, por ti gjithë kohës zgjedh Londrën, pse nuk zgjedh Shqipërinë?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy