Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një marketi në Theth, mëngjesin e sotëm.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 1:30 minuta, ku një person i cili duket edhe në kamera, është afruar në këmbë ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Nga shpërthimi janë thyer xhamat e frigoriferëve aty pranë, si dhe tymi ka mbuluar zonën.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin "Theth", në derën e marketit së shtetasve Ç. Berishta, dhe A.Berishta, është hedhur një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit Frederik Paplekaj, 39 vjeç.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



