Ka nisur me tensione seanca e sotme e Kuvendit, ku deputetët e PD-së kanë bllokuar karriget e ministrave të qeverisë Rama. Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje mazhorancës të dorëzojë Ergys Agasin, për të cilin ka një urdhër-arresti nga SPAK.
"Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm, i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Do të përballeni me proceset më të rënda. Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda. Larg, larg! Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda.
Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë. Mos prekni deputetët. Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve! Po mbroni hajdutët. Gati e ke, i ke dy, jo një!Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin. Shkoni dhe gjeni Agasin, mos u merrni me deputetët. Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pengmarrësin, terroristin, mos u merrni me deputetë. Agasin e ka fshehur Proda. Shkoni sillni Agasin këtu!"



