Vijon zjarri në Vernik të Devollit/ Xhindole: 75 forca nga MZSH në aksion, terreni ka vështirësuar ndërhyrjen (VIDEO)

Vijon zjarri në Vernik të Devollit/ Xhindole: 75 forca nga MZSH në aksion, terreni ka vështirësuar ndërhyrjen (VIDEO)

Zjarri vazhdon të jetë aktiv në Vernik të Devollit, ndërkohë që situata e vështirë është pasuar nga vështirësitë e terrenit dhe kushteve atmosferike.

 Korrespondentja e MCN nga Korça, Elsa Xhindole, raportoi për "MCN Live" se zjarri ka përfshirë këtë zonë për disa ditë dhe ndërhyrja është bërë e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Jemi në ditën e tretë të vatrave te zjarrit në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Vernik dhe Dushnicë

Një ditë më parë, për shkak të përshkallëzimit të situatës, Shqipëria aktivizoi Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile të BE-së për të marrë ndihmë ndërkombëtare për menaxhimin e zjarreve.

Aktualisht në zonë, situata e zjarrit është si më poshtë:

Në Vernik dhe Dushnicë, zjarri ka vazhduar për disa ditë. Megjithatë, vatrat e zjarrit në bashkinë Devoll, veçanërisht pranë fshatit Vernik, janë normalizuar dhe po punohet intensivisht për shuarjen e tyre. Prej orës 5:00, 75 forca nga MZSH dhe Shërbimi Pyjor janë angazhuar për neutralizimin e zjarrit, me shpresën se do të mund të kontrollohet, përveç nëse nuk ka riaktivizim nga era ose temperaturat e larta që priten edhe sot.

Në Dushnicë, situata mbetet e ndërlikuar. Po ashtu, prej orës 5:00, janë angazhuar 55 forca nga MZSH dhe Shërbimi Pyjor për të shuar zjarrin. Terreni i thepisur dhe distanca e madhe bëjnë që ndërhyrja të jetë më e vështirë, ndërsa zjarri përforcohet nga era, humusi dhe dendësia e bimësisë së shumellojshme që ndodhet në zonë.

Grupet e punës po vazhdojnë intensifikimin e operacioneve, ndërkohë që shpresa është që zjarri të mund të neutralizohet përfundimisht, pasi çdo riaktivizim mund të komplikojë më tej situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy