
Randi Ingerman rrëfen detaje dhe tregon se si jeton sot pa u fshehur. Modelja, aktorja dhe tashmë edhe sipërmarrëse, ka shpjeguar se si ka vuajtur nga depresioni dhe epilepsia prej vitesh, por edhe se tashmë bashkëjetesa është më pak problematike se dikur.
Dhe ka vend edhe për një dashuri të re, me një burrë 16 vite më të vogël se ajo, Marco, i cili është vetëm 39 vjeç.
Gjashtë muaj më parë nuk doja t’ia dija më për meshkujt, atëherë një shok më prezantoi me një person të dashur.
Sot ai është një prani e çmuar. Ishte ai, tre javë më parë, që më ndihmoi në një krizë.
Në mesin e viteve ‘90-të, kur mbërriti në Itali, Randi Ingerman u bë menjëherë sinonim i seks simbolit.
Mjaftoi një reklamë ikonë që modelja dhe aktorja e Filadelfias të kalonte më pas në kinema dhe televizion, duke mos i mohuar as vetes një kalendar seksi në vitin 2004, një simbol i vërtetë statusi në ato vite. Më pas ajo vendosi të largonte vëmendjen mbi veten duke iu përkushtuar jetës si sipërmarrëse.
Por në këtë jetë të dytë të saj i është dashur të përballet edhe me dy shoqërues të rëndë të udhëtimit, siç tha në një intervistë për Corriere della Sera.
Kam pasur krizën time të parë epileptike në vitin 2007, kur më vdiq vëllai. E gjeta veten në tokë, nuk e dija se çfarë po më ndodhte.
Më pas, ndërsa punoja në një reality televiziv, më ndodhi e njëjta gjë. Ishte atëherë që vendosa të gërmoj më thellë. Me depresionin është një luftë që zgjat shumë më gjatë.
Kam filluar të shkoj tek psikologët që në fëmijëri, pasi prindërit e mi u ndanë dhe sot merrem me të, sepse gjetja e trajtimit të duhur që nuk shkakton konflikte të barnave është e vështirë.
Qasja e Randit nuk është ajo e një personi të sëmurë, por e dikujt që nuk ka ndërmend të turpërohet për një gjendje që mund të jetë e vështirë për t’u përballuar.
Unë kujdesem sigurisht, por nuk ndihem si paciente. Jam e vetëdijshme që vuaj nga çrregullime mendore dhe nuk kam asnjë hezitim ta pranoj. Është hapi i parë drejt daljes prej tyre.



