Sonte gjysmëfinalja e Miss Universe, ndiqeni në orën 21:00 në MCN TV

Sonte gjysmëfinalja e Miss Universe, ndiqeni në orën 21:00 në MCN TV

Eventi më i madh i bukurisë shqiptare finalizohet këtë fundjavë. Gjysmëfinalja do të mbahet mbrëmjen e sotme dhe do të transmetohet në MCN TV në orën 21:00.

Gara e sotme do të përcaktojë gjysmëfinalistet, të cilat do të konkurrojnë nesër për kurorën e më të bukurës. Finalja e së shtunës do të paraprihet nga sfilata në tapetin e kuq në orën 20:30 dhe më pas, nw 21:00, gara mes bukurosheve shqiptare që synojnë kurorën e më të bukurës. Spektaklin e bukurisë, i cili tradicionalisht mbahet në Pallatin e Kongreseve, do ta ndiqni në ekranin e MCN TV.

Miss Universe Albania 2024 pason finalen e një viti më parë, që nxori fituese Endi Demnerin, bukuroshja që më pas përfaqësoi Shqipërinë dhe Kosovën në garën botërore të bukurisë. Konkursi që mbahet rregullisht çdo vit ka nxjerrë fituese vajza që më pas kanë pushtuar pasarelat e modës dhe ekranet e televizioneve.

Drupal Ad

Kujtojmë se këtë garë e ka fituar në vitin 2010 Anxhela Martini, në 2011 Xhesika Berberi, ndërsa Adrola Dushi ka përfaqësuar Shqipërinë pas kurorëzimit nga ky kompeticion në vitin 2012. Emra të tjerë që kanë dalë fituese nga kjo garë janë Eralda Hitaj, Matilda Mcini, Anxhela Martini, Fioralba Dizdari, Blerta Leka, Trejsi Sejdini, Cindy Marina etj.

Miss Universe Albania u krijua në vitin 2002 dhe që nga ajo kohë ka përzgjedhur shqiptaren më të bukur që merr pjesë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe. Ekskluziviteti i kompeticionit iu besua në vitin 2014 producentit Eduart Deda. MCN TV ka të drejtat ekskluzive të transmetimit për dy vitet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy