80% e Lezhës pa energji elektrike/ Simoni: Rikthehet pas 12 orësh. Shkak i ndërprerjes, punimet në nënstacionin elektrik (VIDEO)

80% e Lezhës pa energji elektrike/ Simoni: Rikthehet pas 12 orësh. Shkak i ndërprerjes, punimet në nënstacionin elektrik (VIDEO)

Nga nata e mbrëmshme, Lezha ka kaluar në errësirë, duke lënë pa energji elektrike mijëra banorë.

Pas orës 23:00, e gjithë zona e Lezhës ka mbetur pa furnizim elektrik, duke shkaktuar vështirësi për familjarët, bizneset dhe institucionet e zonës.

Korrespondenti i "MCn Live", Juli Simoni, ka informuar se OSHEE kishte paralajmëruar rikthimin e energjisë në orën 05:00, por për shkak të punimeve të nevojshme në nënstacionin elektrik, rikthimi është vonuar.

Një situatë e tillë pa energji elektrike kishte zënë të papërgatitur familjarë, biznese dhe institucione. OSHEE kishte lajmëruar rikthim të energjisë në orën 05:00, por për shkak te punimeve në nënstacionin elektrik, punimet vonuan sepse ndërrimi i transformatorit dhe lidhja e transformatorëve te rinj zgjati periudhën e planifikuar.

Ndërkohë pas gati 12 orësh është rikthyer energjia elektrike në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth, duhet thënë se bëhej fjalë për 80% të zonës së Lezhës dhe Shëngjinit.

Kjo ndërprerje e energjisë ka sjellë vështirësi të mëdha për qytetarët, por gjithashtu ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në funksionimin e aktiviteteve të përditshme, veçanërisht për bizneset dhe institucionet që varen nga furnizimi i pandërprerë me energji elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy