Një tragjedi në Levos të Greqisë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, ku mbytet një tjetër gomone me emigrantë.
Sipas mediave greke, të paktën tre persona kanë humbur jetën, 18 prej tyre janë shpëtuar, ndërsa 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.
Sipas informacioneve, skafi me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë.

Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa në zonë vijojnë të jenë prezentë dhe erërat e forta 8-9 ballë.
Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta e hodhën drejt shkëmbinjve.
Sipas dëshmive, në skaf ndodheshin gjithsej 36 persona, që do të thotë se 15 rezultojnë të zhdukur nga aksidenti.






