Ukraina ka dërguar në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar në këtë kohë pandemie. Ky veprim është përshëndetur nga Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Gjithashtu ai njoftoi ardhjen e dy fluturimeve të tjera nga Egjipti në të njëjtën ditë.
"Ata janë kryesisht anesteziologë dhe të specializuar në kujdesin intensiv," tha ministri, duke kujtuar se "edhe dy fluturime të tjera nga Egjipti priten akoma sot.
Ministri shtoi se shumë ndihma të tjera priten sepse ai ka marrë dhumë telefonata nga homologët e tij.



