Dosja e Portit të Limionit/ Qori: Rama të merret në pyetje. Ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe korrupsionit (VIDEO)

Dosja e Portit të Limionit/ Qori: Rama të merret në pyetje. Ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe korrupsionit (VIDEO)

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë tha në studion e MCN Live se  Rama duhet të merret në pyetje në lidhje me hetimin e dosjes së Portit të Limionit. 

Sipas Qorit ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit. 

 

Nëse është e vërtetë që Dulakut i kanë marrë telefonin, besoj do të ketë gjurmë. Nuk jam në brendësi të mënyrave si komunikojmë oligarkët me pushtetarët. Është hap i rëndësishëm që hedh dritë jo vetëm për Portin e Limionit, por dhe për skandale të tjera korruptive. Rastet që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, statusin e investimeve strategjike.

 

Ligjet merren me porosi. Para se të nisë procesi i konsultimit publik, kemi transaksione të errëta private ku gatuhen vendimet që prekin shoqërinë.

 

Nuk e kuptoj si kryeministri i një vendi mund t’i kundërvihet me një ton arrogant të gjitha hallkave të gjyqësorit. Tregojnë se këtu ka një problem të madh dhe të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit. Në vend që Rama të ishte i hapur për hetimin, nuk e di pse e bën këtë lloj presioni, mbase do të fshehë gjurmët. 

 

Është rasti që Rama të merret në pyetje. Çdo vendim të fund mban firmën e tij, bashkëpunëtorët e tij janë thirrur nga SPAK për t’u pyetur. 

 

Rama me deklaratat e tij i jep mbrojtje. Ai thotë lëreni investimit të kryhet. Si mund të kërkojë që investimi të shkojë përpara pavarësisht se ka hetime që investimi nuk do duhej të behët.

 

Sipas Qorit, Presidenti do të duhej të kishte një qëndrim për çështjen në fjalë. 

 

Një nga të hetuarit ka qenë ish-deputeti i PS. Një nga ato që ka firmosur nga qene ish-ministrja Xhaçka. Nga ana tjetër kemi Presidentit që do duhej të kishte një qëndrim. Të thoshte nëse sipas tij kërcënohet siguria kombëtare apo jo. Institucionet që ndikohet nga kryeministri nuk bëjnë zë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy