Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë kompromis

Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë kompromis

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, në një intervistë për DW, ka folur rreth Samitit të organizuar në Berlin, duke thënë se sa i përket negociatave Kosovë-Serbi ka një dakoordim ndërkombëtar.Teksa ka folur për marrëveshjen finale, Hahn tha se ajo që do të duhet të nënshkruajnë Kosova dhe Serbia, nuk do të duartrokitet, dhe se për të bërë një gjë të tillë do të duhet guxim nga dy palët. Përveç guximit, Hahn thotë se të dy palët duhet të bëjnë kompromis të lëshojnë pe.

Besueshmëria. Nëse çelim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – kjo nuk do të thotë se ato hyjnë nesër në BE, ky është një proces disavjeçar që kërkon edhe shumë përpjekje,- atëherë kjo është joshja më e mirë për serbët dhe kosovarët që të ulen në tryezën e negociatave. Sepse ajo që do të duhet të arrijnë ata nuk do të pritet me duartrokitje të mëdha në asnjë vend. Kërkon guxim dhe kurajë nga aktorët veprues që të ulen në një tryezë dhe të hartojnë një kompromis, i cili do të kërkojë lëshime nga të dyja palët për të arritur në një rezultat përfundimtar”, ka potencuar Hahn.

Hahn ka thënë se është herët që të flitet për një zgjidhje të mundshme, megjithatë tregon se një vend të rëndësishëm në marrëveshje finale do ta ketë çështja e pakicave serbe, duke lënë të kuptohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të jetë i rëndësishëm.

Unë vetëm kam thënë se kjo nuk duhet tabuizuar menjëherë. E sqarova menjëherë se zgjidhja që do të vijë në fund të ditës nuk duhet të jetë në kosto të të tretëve. Tani është ende herët të flitet për zgjidhjet që vijnë në pyetje. Sepse marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë shumëpërfshirëse. Pra, marrëveshja do të përfshijë shumë pjesë të një rebusi, të cilat shpresojmë që së bashku të japin një panoramë shumë të bukur”, ka thënë ndër të tjera Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy