
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se kanë arritur një pakt për të riaktivizuar komisionin e reformës zgjedhore.
Lidhur me këtë bashkëpunim, analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se pavarësisht nëse e kërkojnë ose jo ndërkombëtaret, sipas tij, kryeministri Edi Rama vendos rregullat e lojës.
Kjo gjë është sa për të thënë se jo këtë po na kërkojnë ndërkombëtarët.
Tani nuk ka më surpriza, këtu rregullat e lojës do ti vendos Rama. Nuk ka rëndësi më se kush e ndihmon, ku i merr votat, a i merr të Lulit, të Tom Doshit, apo te tregu çam, nuk ka fare rëndësi.
Basha në këtë rast ka rolin e atij që thjesht mbyll stacionin qe te mos marrë ajër, por vendimin e madh e ka marre dikush tjetër që është mbi Bashën.



