Shkollat e mbyllura, si do të zhvillohet mësimi në shtëpi

Shkollat e mbyllura, si do të zhvillohet mësimi në shtëpi

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka publikuar në “Facebook” një udhëzim për mënyrën sesi do të zhvillohet mësimi nëpër shtëpi. Ministrja Shahini thekson se ky udhëzues do të orientojë të gjithë mësuesit, nxënësit dhe prindërit për këtë periudhë dyjavore, kur do të krijohen klasat virtuale.

Ministria e Arsimit njoftoi dje mbylljen e universiteteve, shkollave, kopshteve e çerdheve për një periudhë dyjavore. Megjithatë, varësisht nga përparimi i epidemisë së koronavirusit, kjo periudhë mund të zgjatet përtej datës së parashikuar.

Deri në mesditën e sotme, numri i të prekurve është 10, ndërsa shumë të tjerë janë në procesin e testimit.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 26 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të Urdhrit të MASR-së, nr. 591, datë 09.03.2020, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, më poshtë jepen disa udhëzime në lidhje me mësimin në kushtet e shtëpisë.

  1. Qëllimi i mësimit në kushtet e shtëpisë

Mësimi në kushtet e shtëpisë ka për qëllim t’i mbajë nxënësit të angazhuar me përmbajtjen lëndore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani për të mos u shkëputur nga procesi i të nxënit, deri në rifillimin e procesit mësimor të rregullt.

DPAP, DRAP-të dhe ZVAP-të

® informojnë dhe shpërndajnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha shkollat çdo udhëzim dhe urdhër të MASR-së;

® sqarojnë drejtuesit e shkollave për format e ndryshme të mësimit në kushtet e shtëpisë (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.);

 ® përshtatin mësimin në kushtet e shtëpisë në varësi të specifikave të zonës së tyre;

® informojnë MASR-në lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë.

Drejtoritë e shkollave

  • shkëmbejnë informacione nga burime zyrtare për COVID-19 dhe të mos ndikohen nga emocionet negative që shkaktohen nga keqinformimi, pasiguria dhe paniku;
  •   konsolidojnë formën dhe mënyrën e komunikimit në grup të mësuesit me nxënësit dhe prindërit e tyre (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.);
  • hartojnë një plan pune (kalendar) ku përcaktojnë:
  • përmbajtjet mësimore që mësuesit do t’u rekomandojnë nxënësve (sipas specifikave të lëndëve), bazuar në programin mësimor dhe në planifikimin e periudhës;
  •   orarin e komunikimit të secilit mësues me prindërit e nxënësve dhe nxënësit (e arsimit të mesëm të lartë);
  • publikojnë në web-in e shkollës përmbajtjet mësimore (video-selfie) të rekomanduara nga mësuesit, sipas temave mësimore;
  •   informojnë ZVAP-në përkatëse lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë. 4. Mësuesi
  • komunikon rregullisht me nxënësit dhe prindërit e tyre dhe me drejtuesit e institucionit arsimor që nxënësit duhet të jenë të angazhuar për mësimet edhe në kushtet e shtëpisë;
  • zbaton planin e punës (kalendarin) të hartuar nga drejtoria e shkollës;

3 formën dhe mënyrën e komunikimit në grup me nxënësit dhe prindërit e tyre (WhatsApp, e-mail, platforma online, facebook, skype, video etj.) për komunikimin e përmbajtjeve/temave mësimore;

  • përcakton përmbajtje mësimore (video-selfie) që do t’u rekomandojnë nxënësve duke respektuar planin mësimor të lëndës së tyre për klasën përkatëse;
  • jep udhëzime në grupin e krijuar në lidhje me përvetësimin e përmbajtjes mësimore nëpërmjet mesazheve dhe videove të përgatitura prej tij;
  • u përgjigjet pyetjeve që i adresojnë nxënësit në lidhje me përmbajtjen/temat mësimore;
  • jep detyra, ushtrime, lexime plotësuese, kuizze etj. për përmbajtjen/temën mësimore përkatëse në varësi të specifikave të secilës lëndë;
  • bën kujdes të mos mbingarkojë nxënësit me përmbajtjen mësimore duke u fokusuar në njohuritë kryesore dhe përforcimin e njohurive të fituara deri tani;
  • informon drejtorinë e shkollës lidhur me ecurinë e zhvillimit të mësimit në kushtet e shtëpisë. 5. Nxënësit
  • angazhohen për kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesit e tyre;
  • u adresojnë pyetje mësuesve të tyre për vështirësitë dhe paqartësitë që mund të kenë në lidhje me përmbajtjet/temat mësimore të rekomanduara;
  • ndjekin videot dhe mësime online të sugjeruara nga mësuesit e tyre;
  • mund të dërgojnë detyra/ushtrime/punime të ndryshme të kryera prej tyre gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi për të marrë komente nga mësuesi dhe nxënësit e tjerë.

Prindërit

  •   të jenë pjesë e grupeve të komunikimit me mësuesit sipas planit të përcaktuar nga drejtoria e shkollës;
  • të marrin çdo informacion që vjen nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit përkatës;
  •   të mbështesin fëmijën në mësimin në kushtet e shtëpisë duke lehtësuar marrjen e informacionit nga mësuesit.

Maturantët

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar në faqen e saj të internetit dy botime, të cilat i gjeni në linkun më poshtë: Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia; http://www.qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin). http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf 4 Libri “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” është një përmbledhje e testeve të Maturës Shtetërore për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë për vitet 2011-2019.

Përmes këtij botimi, QSHA synon t’iu vijë në ndihmë maturantëve dhe mësuesve për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore. Në material do të paraqiten edhe disa orientime mbi natyrën e testeve. Libri “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)” përmban testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2019, për gjuhën e huaj, matematikën, dhe lëndët me zgjedhje, të shoqëruara bashkë me skemat e vlerësimit. Në material do të paraqiten edhe disa orientime mbi natyrën e testeve. Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, sugjerohet që maturantët të punojnë me materialet e mësipërme, për t’u orientuar mbi natyrën e testeve.

Disa këshilla në ndihmë të maturantëve, mbi provimin e MSH-së 2020, lënda gjuhë shqipe dhe letërsi

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, është e nevojshme që maturantët:

  • të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstet joletrare, duke u fokusuar më shumë në ato përshkruese dhe argumentuese, për shkak të peshës që zënë në Programin Orientues të Maturës Shtetërore 2020.

Gjatë përsëritjes, ata duhet të përforcojnë njohuritë që lidhen me analizat e tekstit joletrar nga pikëpamja e:

  • përmbajtjes ideore;
  •   strukturës dhe teknikave të shkrimit;
  • aspektit gjuhësor.
  •   të përpiqen të shkruajnë në mënyrë të pavarur 4 ese në javë, me tema esesh që paraqiten në rubrikat: të shkruajmë, në tekstet me të cilat punojnë maturantët në shkollat e tyre.
  •   të rifreskojnë njohuritë që lidhen me tekstin letrar sipas planifikimit të mëposhtëm:
  • për autorët si: Homeri, Eskili, Aligeri, Shekspir, Gëte, Hygo, De Rada, Balzak (të cilët janë studiuar gjatë viteve të shkollimit), mund të realizohet përsëritja e plotë e tyre;
  •   për autorët si: Kamy, Migjeni, Poradeci, Agolli, Kadare, Shkreli, maturantët është mirë të përsëritin njohuritë që lidhen me autorët që kanë studiuar deri tani në shkollë
  • të ushtrohen me modele testesh dhe esesh të viteve të kaluara, të përfshira në librin “Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, në mënyrë që të familjarizohen edhe me mënyrën e vlerësimit të esesë. Disa këshilla në ndihmë të maturantëve, mbi provimin e MSh-së 2020, lënda “Matematikë”

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, sugjerojmë që maturantët, të ushtrohen me tematikat kryesore më poshtë, nisur edhe nga pesha e madhe që ato kanë në programin orientues të MSh-së: numri; matja; gjeometria; algjebra dhe funksioni; probabiliteti dhe statistika.

Është e nevojshme që maturantët të ushtrohen në zgjidhje ushtrimesh sipas tipeve të mëposhtme: ushtrime që vlerësojnë vlefshmërinë e një argumenti matematikor në një situatë problemore kryesisht nga tematika e algjebrës dhe funksionit; ushtrime ku kërkohet paraqitja e informacionit matematikor; ushtrime me alternativa (përzgjedhje e alternativës së saktë nga 4 alternativat e dhëna); ushtrime për zbatimin e koncepteve dhe proceseve në një situatë të dhënë nga jeta reale, (kjo vlen për të gjitha tematikat sipas programit orientues); ushtrime ku maturanti ndërton zinxhirin e arsyetimeve dhe interpretimin e hapave të ndjekura për zgjidhjen e një situate problemore. Njëkohësisht, maturantët mund të ushtrohen me modele testesh të përfshira në librin “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, në mënyrë që të familjarizohen me natyrën e pyetjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy