ILD nis verifikimet për vdekjen e Egli Progës në Pogradec, kërkon dosjen hetimore

ILD nis verifikimet për vdekjen e Egli Progës në Pogradec, kërkon dosjen hetimore

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec.

ILD ka kërkuar nga prokuroria dhe Gjykata e Korçës të gjithë dosjen hetimore, për të verifikuar nëse është respektuar ligji për regjistrimin e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe në seancën për caktim të masave të sigurimit.

Gjykata e Korçës, lidhur me këtë ngjarje tha se ka lënë në fuqi masën e kërkuar nga prokuroria, pasi sipas gjykatës, në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale për të cilën procedohet personi nën hetim dhe as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar.

Si i dyshuar për ngjarjen pas goditjeve me grushte, qëndron pas hekurave Denis Meçe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy