Procesi i integrimit mund të zgjasë 15 vjet

Procesi i integrimit mund të zgjasë 15 vjet

Pushteti fajëson politikat evropiane për vonesat në proces, derisa opozita drejton gishtin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës.

Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian do të jetë një proces mjaft i vështirë dhe i gjatë, i cili mund të zgjasë për plot 15 vjet.

Nisur me një proces të ngadaltë të liberalizimit të vizave, i cili edhe më shumë e zvarrit tërë procesin drejt BE-së. Pushteti fajëson politikat evropiane për këto vonesa, ndërsa opozita drejton gishin tek pushtetarët si shkaktarë të izolimit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian kritikoi BE-në se po përdor standarde të dyfishta karshi Kosovës. Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave është krejtësisht e padrejtë. “E konsideroj jo të drejtë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave”, deklaroi Thaçi.

Ngjashëm u shpreh edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili për ngecjen në procesin e integrimit ia hodhi fajin BE-së po ashtu. Pavarësisht këtyre, ish-shefja e Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, vlerësoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë drejt integrimit.

/ Zëri / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy