Aksident në aksin Lushnjë-Berat, një person i plagosur rëndë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksion rrugor Lushnjë-Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

Makina ka përplasur një person që qarkullonte me motor elektrik.

I plagosuri është shtetasi Etem Bushi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Lushnjës.

Ndërkaq policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit.

NJOFTIMI

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00 në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", automjeti tip "Toyota", me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy