Xhadat: Shtëpia muze e harruar e Dritëro Agollit

Xhadat: Shtëpia muze e harruar e Dritëro Agollit

Në zemër të Tiranës ndodhet pallati ku Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli kanë qenë fqinj njëherë e një kohë, teksa vetëm një kat i ndante. Shtëpia e Ismail Kadaresë në Gjirokastër, por edhe ajo në Tiranë janë kthyer në shtëpi muze prej vitesh. Ndërsa shtëpia e Dritëro Agollit në Tiranë, që ndodhet një kat sipër Kadaresë vazhdon të qëndroi e mbyllur.

Punonjëset e shtëpisë muze të shkrimtarit Ismail Kadare thanë se shtëpia e kollosit të letrave Dritëro Agolli është në proces për t`u kthyer në një shtëpi muze, por pa dhënë detaje të tjera. Emisioni “Xhadat” publikoj pamje ekskluzive edhe nga shtëpia tjetër e Dritëroit në fshatin Menkulas të Devollit e cila është lënë në mëshirë të fatit. Ajo nuk ka asnjë ndryshim nga një shtëpi e zakonshme e braktisur dhe e mbushur me mbeturina e cila mund të shembet nga momenti në moment.

Dritëro Agolli ka qenë deputet i Partisë Socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie për vite më radhë. Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Ai është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy