
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka folur për kryeministrin Rama për të cilin u shpreh se politikën shqiptare e kanë marrë njerëz që kanë dashur ta marrin.
Ai tha se sot Rama i ka marrë të gjitha dhe më e keqja është se nuk ndjeht aspak i kërcënuar në kushtet ku ndodhet. Sipas tij, qëndrimi gjatë në pushtet e kalcifikon një lider, prandaj ndryshimet e elitave i bëjnë mirë një vendi.
Rama ta merr duke përdorur një kombinim të të gjitha gjërave. Rama ishte një njeri që asnjëherë se kishe përballë në një betejë, dhe ata që e mendonin frikacak që nuk përballej ai kthehej në një cinik i pamëshirshëm për të sharë, fyer, shkelur me këmbë. Ai ta merr gjënë gati gati duket sikur ti ja dhuron kjo është aftësi e radhë. Njohja ime me Edi Ramën ka qenë prej Blendi Gonxhes.
Nga larg e kam njohur pak më herët kur ishte basketbollist. Në ato raste kur Dinamo fitonte Rama binte në sy se kishte një palë tuta ndryshe nga të tjerët. Në momentin që e pash për herë të parë ai doli me pesë gabime personale dhe asnjëherë se mbylli ndeshjen deri në fund por dilte me 5 gabime. Mendoja se do ishte problematik në basketboll pa imagjinuar atë në politikë. Rama ishte njeri i informuar.
I pyetur se si e përshkruan sot p;ushtetin e Ramës, Fevziu u shpreh se sot ai i ka të gjitha. Sipas tij, Edi Rama është i pa kërcënuar për momentin dhe kjo është më e madhja në politikë.
Për momentin ai nuk ka në frikë dhe s’ka kufizim më të madh se kjo. Për momentin nuk ka gjë më të tmerrshme se kur njeriu më i pushtetshëm nuk ndjehet i rrezikuar nga asgjë. Më gjej një njeri që ka mundësi të marrë një gjë dhe e lë. Rama kërkon të marrë dhe opozitën dhe ta ketë në kontroll, dhe kjo nuk është aspak çudi. Mbajtja peng e opozitës përgjegjësinë nuk mund ta shohin vetëm te Rama, nuk është faj i Ramës.
ra ngjarjet brenda opozitës do ishin ndryshe. opozita duhet të ishte një kontrast i plotë me qeverisjen por tentoi të ecte sipas gjurmëve të qeverisjes. Qëndrimi gjatë në pushtete e kalcifikon një lider, prandaj ndryshimet e elitave i bëjnë mirë një vendi. Mendoj se rregullat demokratike dhe pse nuk janë perfektë por këtu komplikohet me një gjë që tjetrin duhet ta mundësh me zgjedhje.
Mendoj se Rama e ka shteruar atë që mund të sjellë, për momentin nuk ka më shumë nerva të merret me administrimin e vendit por merret me politika të jashtme. Nuk e di menaxhimin e mëtejshëm të vendit nëse ka më shumë për të dhënë Rama. Unë kam bindjen se zgjatja në pushtete nuk është e mirë për askënd.



