
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka ndryshuar mendje, duke vendosur të marrë pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet nesër në Tiranë, raporton “Euronews Serbia”.
Sidoqoftë, presidenti serb u shpreh se nuk pret ndonjë përfitim nga ardhja në Tiranë. Ai shton se nëse do ta bojkotonte Samitin mund të kishte dëme për Serbinë.
Vuçiç tha se vendimin e ka diskutuar me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, kryeministren Ana Bërnabiç dhe me miq, presidentë të disa shteteve dhe kryeministra. Kujtojmë që Serbia është në presion nga Perëndimi që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, të vendosura pas luftës në Ukrainë.



