
Shërbimi Sekret po heton postimin e Elon Musk në X, të hequr më vonë, i cili pyeste, pas sulmit të ri ndaj Donald Trump, “pse askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Harris”.
Kjo u zbulua nga Bloomberg, sipas të cilit shërbimi sekret amerikan po përpiqet të përcaktojë nëse një person përfaqëson kërcënim.
Kërcënimi i presidentit ose zëvendëspresidentes të SHBA-së është një krim që mund të rezultojë me gjobë ose deri në pesë vjet burg.
Sipas Nate Herring, një zëdhënës i Shërbimit Sekret, “sipas politikës tonë, ne nuk komentojmë çështje të tilla, por mund të themi se ne hetojmë të gjitha kërcënimet në lidhje me të mbrojturit tanë”.



