Ndërpriten linjat e autobusëve Prishtinë – Beograd

Ndërpriten linjat e autobusëve Prishtinë – Beograd

Drejtori i Stacionit të Autobusëve Ylber Çitaku, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se përkohësisht kanë ndërprerë të gjitha linjat e relacionit Prishtinë - Beograd.

Ky vendim, sipas tij, është marrë pasi që siç thotë Çitaku, ‘individë të papërgjegjshëm së fundi kanë blerë bileta dhe gjatë rrugës kanë kërkuar të zbresin nga autobusi’.

“Për shkak të gjendjes së krijuar dhe sjelljeve të pa përgjegjshme të disa individëve të cilët blejnë bileta futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë të zbresin ose nuk futen fare në autobus, me që rast krijojnë situata joserioze, shkaktojnë çrregullim, krijojnë edhe humbje për operatorët transportues”, thotë Çitaku.

Vendimi për ndërprerjen e linjës së autobusëve Prishtinë – Beograd, thotë ai, fillon së zbatuari që nga sot dhe do të zgjasë deri në një njoftim të radhës. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy