Një aksident është shënuar në Bulqizë paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zerqan, ku një mjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë plagosur 6 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë prania e akullit në rrugë.



