Buxheti për ushtrinë, Kalemaj: Shqipëria shpenzon shumë pak, komandot i kemi me eksperiencë (VIDEO)

Buxheti për ushtrinë, Kalemaj: Shqipëria shpenzon shumë pak, komandot i kemi me eksperiencë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj në MCN Live ka komentuar lidhur me konfliktin Izrael-Palestinë për të cilin u shpreh se ajo që po ndodh atje është një katastrofë humanitare.

Ai tha se shtetet kanë procedura standarde për vendosjen e gatishmërisë, ndërsa theksoi se Shqipëria shpenzon vetëm 200 milionë euro për ushtrinë. Sipas tij, jemi në një situatë për të rritur ndjeshëm buxhetin e ushtrisë dhe duke kontribuar në të gjitha shërbimet.

Ajo që po ndodh sot në Izrael është një katastrofë humanitare. Lidhur me Shqipërinë ne jemi vend anëtar i NATOs, që do të thotë se ka një buxhet të dedikuar për këtë. Fakti që Shqipëria shpenzon vetëm 200 milionë euro janë shumë pak, ndërsa Serbia shpenzon 1,5 mln euro për mjetet ushtarake, pra ka një asimetri të frikshme që nuk korrespondon as me demografinë. Jemi në një situatë për të rritur ndjeshëm buxhetin e ushtrisë dhe duke kontribuar në të gjitha shërbimet. Jam dakord që trupat komando dhe speciale Shqipëria ka treguar se di të performojë me shtetet e mëdha, por ka mangësi sepse ka një shpenzim shumë të vogël krahasuar me vendet e tjetra.

Shqipëria ka një mendësi kolektive nga komunizmi me 70 bunker, prandaj duhet të përgatitemi njëherë nga mendësia. Luftërat nuk bëhen në kafe dhe facebook, por në terren. Në SHBA dhe gjetkë motivohen trajnohen, u paguhet shkollimi në mënyrë që ata të kontribuojnë. Prandaj mendoj se nuk duhet të nxitohet shumë me hapat, por duhet të punohet me incentivat për ti nxitur. Shqipëria nuk mund të specializohet për cdo gjë. Ne kemi pasur disa premisa të mira si bazat detare, trupat speciale, komando, prandaj me vendime të menduara mirë duhet të përmirësohemi në këto sepse nuk mund të jemi të mirë në të gjitha drejtimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy